Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se për shkak të presionit të kohës dhe se duhen votuar dy blloqet e kryesisë, u miratuan me konsensus edhe pa votim, Komisioni i ri Zgjedhor i PS dhe Këshilli i Mbikëqyrjes.

Rama: Duke qenë se duhet të fillojmë me votimin e dy blloqeve të kryesisë, do dëshirorja që me konsensus, pa qenë nevoja për votim, të miratojmë Komisionin e ri Zgjedhor të PS të përbërë nga Eridian Salianji, që gjithmonë na ka nderuar me punën e tij, Florian Pullazi, Fiorina Roseni, Enkeleda Peshkëpija, Ana Dhamo, Galija Koçi dhe Hasam Muça janë 7 nga 6 vende të ndryshme. 

Duhet zgjedhur edhe kryefinancierja/ i dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë. Dhurata Isufaj besoj që e meriton besimin tonë përsëri si kryefinanciere, ndërkohë që Ervin Bushati, Milva Ikonomi, Arben Ahmetaj, Antonela Dhima dhe Anila Denaj do të jenë në Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA