Temperaturat rriten në 20 gradë C, si parashikohet moti për këtë fillim marsi
Dy adoleshentë janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se janë përpjekur të vjedhin një shtëpi në fshatin Çukë.
Njoftimi i policisë:
Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë.
Top Channel