Partia Demokratike ka konfirmuar listën me emrat fitues të Kryesisë së PD, në mesin e të cilëve janë 5 anëtare gra. Dy prej tyre, Oriola Pampuri e Dhurata Çupi janë edhe deputete të ardhshme në Kuvend.
Jashtë kryesisë ka mbetur dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo dhe Agron Shehaj. Kujtojmë se Kadilli dhe Shehaj, kritikë të Bashës, ishin kandidatë për kryetarë partie në zgjedhjet e 13 qershorit por fitoren e mori sërish Lulzim Basha.
Emrat fitues
-Gert Bogdani
-Agron Gjekmarkaj
-Tomorr Alizoti
-Ervin Salianji
-Flamur Noka
-Oerd Bylykbashi
-Kreshnik Collaku
-Aldo Bumci
-Fitim Zekthi
-Gent Strazimiri
-Oriola Pampuri
-Dhurata Cupi
-Juela Hamati
-Taulanda Jupi
-Lindita Metaliaj
Ditën e djeshme, Këshilli Kombëtar i PD ka miratuar edhe të gjithë emrat që ishin propozuar për kryetarë të Komisioneve Parlamentare. Në krye të tyre janë vënë emrat më të spikatur të PD-së, që nga Tabaku e Vokshi e deri të prurjet e reja në parti, si Agron Gjekmarkaj.
Me miratimin e Këshillit PD, vendosi që kryetarët e 4 viteve të ardhshëm të jenë:
-Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian
-Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
-Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
-Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
-Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat
-Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
-Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme
Top Channel