Në Gjykatën Themelorë të Prishtinës vazhdoi shqyrtimi gjyqësor ndaj të dyshuarve për vrasjen e politikanit të njohur serb, Oliver Ivanoviç. Në seancë u dëgjuan rrëfimet e tre dëshmitarëve, por momenti më prekës ishte fjala e të birit të Ivanoviçit, Nikollës që kërkoi drejtësi për të atin.

Dy vite e gjysmë nga vrasja e babait tim, ne familjarët e tij kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që ajo të arrihet dhe fajtorët të dënohen nga gjykata. Ne i bashkohemi edhe një herë ndjekjes penale, do e vërtetoj se kush janë fajtorët e kush jo. Për momentin nuk mund ta sqaroj se në c`nivel jemi, por këtë do ta bëjmë gjatë shqyrtimit.

Seanca nisi me disa minuta vonesë pasi mungonte avokati i njërit prej të akuzuarve. Oliver Ivanoviç u vra në 16 janar të vitit 2018. Ai u qëllua gjashtë herë pas shpine përpara zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Ivanoviç drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në këtë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA