Ditën e enjte, në datën 2 shtator, ora 10:00 pritet që Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve, në Tiranë.

Rendi i ditës nuk është bërë ende i ditur, por pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë të ditur emrat me të cilët do qeverisë në mandatin e tretë.

Ministrja e parë e konfirmuar në detyrë është Elisa Spiropali, që përfaqëson Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po ashtu është konfirmuar në detyrën e tij si kreu i grupit parlamentar socialist edhe Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA