Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa numri i viktimave shkoi në 60. Agjencia zyrtare e ISIS njoftoi në kanalin e saj në Telegram se anëtari Abdul Rahman al-Logari kreu operacionin e martirizimit pranë aeroportit të Kabulit.
Mediat raportojnë se në shpërthim humbën jetën të paktën 13 trupa amerikane dhe më shumë se 60 shtetas afganë, ndërsa numri i të plagosurve deri tani është 140.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport.
Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.
Top Channel