Sot do të mblidhet grupi i vjetër parlamentar i Partisë Socialiste me atë që u zgjodh pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, një takim ky i kërkuar nga Kryeministri Rama.

Ndërsa pritet që javën që vjen kryeministri të njoftojë krijimin e qeverisë së re, sot të mbahet takimi me në fokus bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit Rama njoftoi tërheqjen nga mandati i deputetit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit, pak më pas edhe zv/ kryeministri Erion Braçe lajmëroi largimin.

Nga mbledhja e fundit me ministrat e kabinetit Rama 2, kreu qeverisë shqiptare tha se ky mandat i dytë katër vjeçar mbyllet me një notë pozitive paçka se tërmeti dhe pandemia Covid 19 ndryshoi prioritetet, duke theksuar se ishin sfida ekstreme që shfaqen ne rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet.

Edi Rama nuk rikonfirmoi asnjë prej ministrave që kishte përballë por tregoi se kur do ta shpallë skuadrën Rama3.

Duke i bërë një bilanc konciz për çdo ministri Edi Rama vlerësojë përballjen 18 mujore me pandeminë, realizimin e projekteve infrastrukturore si aeroporti Kukësit, për të vazhduar në mandatin e tretë me aeroportet Vlorë, Sarandë dhe mbarimin e Rrugës së Arbërit për të cilën tha se punimet janë brenda afateve.

Edi Rama vlerësoi procesin e shërbimeve digjitale përfshi atë të fiskalizimit që do të sjellë sipas tij një hov në ekonomi.

Për tu bërë kampionë të Ballkanit në turizëm Edi Rama kërkoi një qasje të re me menaxhimin e plehrave dhe lejet e plazhit.

Ndërsa policisë së shtetit tha Edi Rama i nevojitet një marsh i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA