LIVE/ Dështojnë negociatat SHBA- Iran, reagon Trump: Do bllokojmë Hormuzin. Ushtria izraelite urdhër mobilizimi për t’u rikthyer në luftë
Mohammad Wali është qytetari afgan që ka mundur të largohet nga Afganistani dhe tashmë ndodhet në kampin në Calais, Francë. Ai mbërriti në kamp një javë më parë, pasi u evakuua nga aeroporti i Kabulit me një fluturim ushtarak francez.
BBC shkruan se Mohammad punonte si truprojë për një parti politike, anëtarët e së cilës ishin në shënjestër të talibanëve. Por pas marrjes së vendit nga talebanët shefi i tij e këshilloi të largohej nga vendi.
Mohammad tregon se më pas ai e telefonoi nënën e tij nga aeroporti, ku fillimisht ajo i kërkoi që të mos largohej, por të qëndronte me familjen, ndërsa në fund të bisedës i dha bekimin për t’u larguar.
“Unë erdha në Francë, por dy ditë më pas zemra ime është e thyer. Unë kam një vajzë të vogël, ajo është vetëm 11 muajshe. Më mungojnë fëmijët e mi, më mungon nëna ime”, tha Wali.
Afganët këtu në kampin Calais besojnë se më shumë se 60 refugjatë kanë kaluar në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, të fshehur brenda kamionëve frigoriferikë dhe Mohammad planifikon të bëjë të njëjtën gjë.
Top Channel