Pas shpërthimeve të ndodhur në aeroportin e Kabulit ku deri më tani raportohet për 12 ushtraë amerikanë të vdekur dhe 15 të plagosur, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Biden gjatë konferencës tha se lutet për viktimat dhe se është në përditësim të situatën së Kabul. Gjithashtu Biden tha se çdo amerikan do të nxirret nga Afganistani.
“Lutemi për ushtarët të cilët ranë në këtë mision të vështirë për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Amerikanëve u dhemb zemra për të gjithë familjet afgane që humbën familjarët, përfshirë fëmijë, në këtë sulm”- tha Biden.
“Ne kemi shumë për të bërë. Është brenda kapaciteteve tona për ta bërë. Ne do ta përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojë të shikojmë për çdo amerikan në Afganistan. Ne do t’i gjejmë dhe do t’i nxjerrim jashtë Afganistanit”- vijoi presidenti i SHBA.
Top Channel