23/12 11:58
Zv-kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje ndërsa ndodhej në Thumanë, pas tërmetit të tmerrshëm të 26-nëntorit, ka paralajmëruar largimin nga kabineti i qeverisë Rama.
Braçe thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.
“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!” shkruan Braçe.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin me të cilin ka qeverisur në mandatin e dytë qeverisës ku foli për punën që është bërë dhe atë që pritet të bëhet në mandatin e tretë. Javën që vjen Rama pritet që të bëjë me dije edhe emrat me të cilët do qeverisë në mandatin e tretë.
Top Channel