Zbulohet shifra/ Sa qytetarë janë evakuuar nga Kabuli?

24/08/2021 14:46

37 mijë persona janë evakuuar nga Afganistani, gjatë 10 ditëve të fundit.

Shtëpia e Bardhë njofton se vetëm në 24 orëshin e fundit, janë kryer 28 fluturime nga Kabuli, duke nxjerrë nga vendi i pushtuar nga talebanët 10.400 qytetarë.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një javë deri në afatin e 31 gushtit, që talebanët për tërheqjen ushtarake amerikanë nga Afganistani, dhjetëra mijëra qytetarë perëndimorë dhe afganë që mbështetën përpjekjet amerikane, janë zhvendosur drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai me shpresën se do të kalojnë përmes portave dhe drejt sigurisë që ofrojnë aeroplanët që largohen nga vendi.

Megjithatë, shumë afganë tregojnë se është e vështirë, madje e pamundur të kalohen pikat e kontrollit të talebanëve që rrethojnë perimetrin e aeroportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA