Ukraina del kundër Gjermanisë: Nord Stream 2 është armë gjeopolitike!

24/08/2021 14:29

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e etiketoi gazsjellësin thuajse të përfunduar tashmë Nord Stream 2 mes Rusisë dhe Gjermanisë si “një armë të rrezikshme gjeopolitike.

Këto komente, kreu i shtetit ukrainas i bëri në sytë e Angela Merkelit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane.

Ne e shohim këtë projekt ekskluzivisht përmes prizmit të sigurisë dhe e konsiderojmë një armë mjaft të rrezikshme gjeopolitike të Kremlinit. Rrezikun më të madh e ka Ukraina, por gazjellësi mund të sjellë telashe për të gjithë Europën sepse do të jetë një lodër në duart e Federatës Ruse”, thotë Zelensky .

Projekti është kundërshtuar prej kohësh me forcë nga fqinjët e Rusisë, Ukraina, Polonia dhe vendet balltike. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë qenë haptazi kundër këtij gazsjellësi që e lejon Rusinë të eksportojë gaz direkt në Gjermani dhe të bllokojë vendet e tjera, por administrata e Presidentit Biden ka zgjedhur të mos e neutralizojë atë plotësisht me sanksione.

Korespondenti i National Public Radio në Washington, Rob Shmitz thotë se administrata Trump kishte të njëjtin qëndrim kritik për gazjsjellësin dhe i kishte vendosur sanksione kompanive që punonin për të, por shumë analistë sipas tij besonin se ajo që Trumpi donte në të vërtetë, ishte që Gjermania që blinte gazin amerikan.

Gazsjellësi 12 miliardë dollarësh që kalon nën detin Balltik pritet ta dyfishojë sasinë e gazit natyror rus të dërguar në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës. Ai shmang nga ana tjetër Ukrainën, duke e privuar Kievin nga tarifat e majme të tranzitit të gazit që përfitonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA