Turisti ukrainas gjendet në bregdet pa shenja jete, dyshohet se…
24/08/2021 12:06
Një 66-vjeçar është gjetur në bregun e plazhit të Golemit pa shenja jete.
Policia njofton se trupi i pajetë i përket një shtetasi ukrainas me inicialet A.R. Më tej në njoftim thuhet se dyshohet që 66-vjeçari të jetë mbytur duke u larë në det.
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel