Në lokal me armë, policia ‘kap mat’ 48-vjeçarin në lagjen ‘Ali Demi’ (Emri)
24/08/2021 10:34
Pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali në lagjen ‘Ali Demi’, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete policia ka nisur aksionin!
Blutë kanë bërë të mundur kapjen edhe arrestimin e 48-vjeçarit, shtetasin Fatmir Peposhi.
Ndërkaq, në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Top Channel