Komentuesit ‘i sulen’ Ramës se ‘barazoi’ Dua Lipën me Brogovic! Kryeministri: Kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur…

24/08/2021 11:45

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës së djeshme.

Dje kreu i qeverisë tha se një serb që i hakërret Dua Lipës në rrjetet sociale vetëm sepse ajo është një kosovare krenare, nuk ndryshon askund me shqiptarët që iu sulën Bregoviç-it dhe kjo u mor si një mënyrë barazimi mes saj dhe Bregoviç.

Ndërsa sot, Rama shkruan se nuk ka bërë asnjë krahasim mes Dua Lipës dhe Goran Bregovicv por ka thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë.

“Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!”, shkruan Rama.

Më tej, Rama iu është përgjigjur komentuesve të shumtë në rrjete sociale, ndërsa njëri shkruan:

“Kryeministër nuk e di pse e bere ket per cfar arsye me siguri ke ndonje arsye te fort qe ftove aj shkaun ne Korc por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura. Dhe diçka per Ballkanin e Hapur si mundemi ne Kosovaret ti harrojm aq kallaj krimet e bera ne Kosova nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur per kett ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada”.

I menjëhershëm ka qenë edhe komenti nga ana e Kryeministri i cili shkruan:

“Mitro Mitro askush nuk te kerkon te harrosh asgje, por e para mos ua bej te tjereve te keqiat qe te kane bere ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre nje muzikant vetem pse flet gjuhen e tjetrit, sic bejne ata me ata qe flasin gjuhen tone dhe e dyta, Ballkani i Hapur eshte nje rruge me shume per interesat tona, prandaj s’kemi cfare presim po duhet te shtyjme fort perpara per te miren e krejt femijeve tane!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA