Bukuritë natyrore të Vlorës, do të presin pushues deri në vjeshtë. Pjesa historike e Sazanit dhe gjiret e bukura të Karaburunit tërheqin masivisht turistet, të cilët shoqërohen me udhërrëfyes të huaj dhe shqiptarë.
Mes grupeve të ndryshme që nisen nga brigjet e Vlorës gjenden turiste nga Australia, Moldavia, Rusia, Polonia.
Për turistët e huaj dhe vendas Vlora është një nga destinacionet më të bukura që ata kanë vizituar. Kjo duket qartë dhe tek prenotimet të cilat janë të mbyllura deri ne fund të Tetorit. Sipas operatorëve turistikë ky fluks tregon qartë se Shqipëria dhe Vlora tërheqin çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota.
Fluksi i madh i turistëve Rus duket qartë tek prezenca e udhërrëfyeseve te Huaj sikundër është 14 vjecari Misha i cili mundëson përkthim Rusisht-Anglisht.
Anije turistike dhe mjete më të shpejta si gomone skafe dhe motora deti janë çdo ditë plot me turistë apo pushues.
Vlora është në destinacion turistik që frekuentohet nga pushiest rusë dhe bjellorus. Ata mahniten me buritë shqiptare.
“Unë jam Daniele dhe vij nga Autralia, Shqipëria është destinacioni ideal për të pushuar pasi ndërthurja mal –det na mrekullon Kemi udhëtuar nëpër Europë por dy javët e pushimeve në Shqipëri kane qenë me të mrekullueshmet”.
Top Channel