Vendoset lazeri gjigand në Europë, do të “godasë” në qiell rrufetë!

23/08/2021 19:15

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka vendosur një lazer gjigand në majën e një mali, rrezja e të cilit të godasë në qiell duke vepruar si mekanizëm i teknologjisë së lartë kundër rrufeve.

Ekipi, thotë CNN, drejtohet Jean-Pierre Wolf, një fizikan zviceran i cili ka punuar me lazerë për më shumë se 20 vjet dhe ka mbetur praktikisht i magjepsur nga përpjekjet për të kontrolluar motin përmes tij. Lazeri krijon fasha drite shumë të ngushta, me energji të lartë. Aplikimet e tij nisin nga prerja e diamanteve e deri në kirurgji. Wolf beson se listës së arritjeve mund t`i shtohet edhe mbrojtja e njerëzve nga rrufetë.

Konsorciumi i drejtuar prej tij financohet nga BE-ja dhe përfshin universitete në Paris dhe Lozanë, si dhe prodhues të raketave ArianeGroup dhe prodhuesit e lazerit, kompaninë gjermane të teknologjisë së lartë Trumpf. Pas një viti vonesash për shkak të pandemisë, lazeri u transportua në majën e Säntis, një mal në alpet zvicerane që mbërrin lartësinë 2,500 metra.

Sipas Wolf, ky është një nga vendet e Europës që goditet më shumë nga rrufetë. Sipas tij, atje ekziston një kullë transmetimi radiofonik, që goditet nga 100 deri në 400 herë në vit, e kjo e bën vendin ideal për të kryer këtë eksperiment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA