Protestuesit sulmojnë televizionet/ Londër, grupimi anti vaksinë është kundër pasaportës së vaksinimit

23/08/2021 20:12

Dy jave pasi sulmuan edhe studiot qendrore te BBC, sot radhën e kishin studiot dhe selite qendrore te stacioneve televizive britanike ne Londër, ITV News dhe Channel 4 News te ishin object i sulmeve nga protestuesit kundër pasaportave te vaksinave.

Rreth 200 protestues nuk pranojnë te largohen nga ambientet e selive qendrore te këtyre stacioneve dhe kërkojnë te flasin me bosët tyre ne kundër te kundërshtimit te tyre ndaj pasaportës se vaksinave dhe bërjes se vaksinave fëmijëve.

Nuk ka pasur arrestime ndërkohe një punonjës policie është plagosur lehte. Protestuesit kerkojne debate javore me dy përfaqësues te tyre ne kanalet kryesore televizive per aspektet e ndryshme te virusit si dhe një raportim javor i cili do u lejonte njerëzve te pasqyronin efektet anësore qe ata kane përjetuar nga medikamentet e ndryshme.

Britania e Madhe ka porositur këto dite 35 milionë doza te reja Pfizeri per te fazën e dozave te treta gjate dimrit per kategoritë me te rrezikuara. Rreth 77 përqind e britanikeve kane marre dy dozat e covidit dhe 88 per qind nga një doze, çka tregon se kjo shifër qytetaresh qe janë vaksinuar nuk i besojnë kauzës se këtyre protestuesve qe janë pjesa me vokale, por serish mbesin pakice ne shoqërinë britanike.

Per një njeri qe sapo është kthyer nga Shqipëria këto dite ku asgjë nuk te kujtonte pandeminë, edhe ne Britani, pandeminë ta kujtojnë vetëm kontrollet e pasaportave ne aeroporte, dhe pas këtij kontrolli çdo gjë qofte ne ambientet e tjera te aeroporteve dhe rrugët e kryeqytetit, nuk te bën te besosh se ky vend është me ne periudhe pandemie.

Edhe njerëzit me maska neper kryeqytet numërohen me gishtat e dorës. Dhe kjo fale nder te tjera programit fenomenal te vaksinimit te Britanisë, si një nga vendet me te vaksinuara ne bote. Aktualisht ka raportime per infektime nga varianti Delta dhe shifra e te vdekurve vërtet rreth 100, por shumica dërmuese e tyre janë ose te rinjtë qe infektohen dhe e kalojnë ate pa komplikacione ose ata qe nuk kane pranuar te vaksinohen edhe pse u është ofruar vaksina, mes tyre edhe një numër shqiptaresh te Britanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA