Talebanët njoftuan se qindra luftëtarë kanë marrë rrugën drejt Luginës së Panjshirit, e vetmja që nuk është nën kontrollin e tyre.
Grupi militant njoftoi përmes llogarisë së tij në Twitter se luftëtarët po i drejtohen zonës pas refuzimit të autoriteteve lokale për ta dorëzuar atë paqësisht. Që prej marrjes së pushtetit prej talebanëve, mijëra vetë u nisën drejt Panjshirit ku po organizohet rezistenca kundër regjimit të ri.
AFP thotë se në këtë rajon, Ahmad Massoud, djali i komandanti legjendar anti-taleben Ahmad Shah Massoud, mendohet të ketë grumbulluar një forcë prej gati 9000 vetësh, të gatshëm të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut. Ata kanë nisur të stërviten e kanë mbledhur edhe një sërë pajisjesh ushtarake, përfshirë dhe autoblinda.
“Talebanët nuk do të rezistojnë gjatë po vazhduan ne rrugën e dhunës. Ne jemi gati të mbrojmë Afganistanin dhe paralajmërojmë se do të derdhet gjak i madh”, tha Massoud, i mbiquajtur “Luani i Panjshirit”. Rezistenca anti-talebanëve është vënë në lëvizje dheë ka shënuar fitoren e parë.
Vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij në pjesën më të madhe të vendit, luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit kanë rimarrë tre rajone veriore.
Top Channel