Leonard Rrapi, një prej personave që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Berat ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ishte duke shëtitur me tre miq të tij, kur automjeti tip “Benz” humbi kontrollin dhe hipi mbi trotuar duke u përplasur me një dyqan anës rrugës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreht orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia. I riu i identifikuar me inicialet E.P., 26 vjeç, ishte drejtuesi i mjetit tip “Benz” që humbi kontrollin dhe shkaktoi aksidentin e rëndë.
Ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë.
“Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E.P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është përplasur me një dyqan anës rrugës.
Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A.K, R.S, T.R, dhe A.S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat”, thuhej në njoftimin e policisë një ditë më parë.
Top Channel