Top Channel ka mundur të sigurojë foton e 34-vjeçarit Bledar Muça, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit që viktima administronte, ndërsa autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje drejt tij, ndërsa Muça ishte i ulur në tavolinë së bashku me disa persona të tjerë.
Mësohet se si pasojë e këtij atentati kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë, shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe, Majlinda Gjyla 66 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Muça, baba i dy fëmijëve, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Burime për Top Channel bëjnë me dije gjithashtu se 34-vjeçari administronte disa biznese, si bare dhe loto.
Top Channel