Dhjetëra besimtarë bektashinj kanë kremtuar ditën e Hashures në qytetin e Beratit, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta.
Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.
Besimtarët bektashinj tregojnë se kjo ditë e shenjtë është shumë e rëndësishme dhe urojnë vetëm jetë e begati për të gjithë. Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).
Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit, ku mblodhën të gjitha ushqimet dhe i përzien në një kazan të madh dhe i konsumuan prandaj quhet dhe dita e ashures.
Më pas të gjithë besimtarët bektashinj kanë konsumuar ashure të përgatitur nga ky komunitet.
Top Channel