Rënia e shpejtë e Afganistanit në duart e luftëtarëve talebanë, dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan vendin ka shkaktuar një krizë te thelle humanitare e mijëra vetë po përpiqen të largohen nga vendi.
Kjo situatë ka hedhur nje dritë të re edhe mbi pasurinë e madhe minerale të pashfrytëzuar të vendit, burime këto që mund ta transformonin krejtësisht ekonominë e tij, thotë CNN. Afganistani është një prej shteteve më të varfra të botës. Por në vitin 2010, zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe gjeologët zbuluan se ai “fle” mbi depozita minerare me vlerë gati 1 trilione dollarë.
Rezerva hekuri, bakri dhe ari janë të shpërndara në të gjithë vendin. Ekzistojnë gjithashtu minerale të rralla e, ndoshta më e rëndësishmja, edhe ajo që mund të jetë një nga depozitat më të mëdha të pashfrytëzuara të litiumit në botë – një përbërës thelbësor, por i pakët i baterive të rimbushshme dhe teknologjive te tjera, kërkesa për të cilin sa vjen e rritet. “Afganistani është një nga rajonet më të pasura me metale të çmuara tradicionale, por edhe metalet e nevojshme për ekonominë në zhvillim të shekullit 21”, thote Rod Schoonover, themelues i Ecological Futures Group.
Nxjerrjen e një pjese të tyre tyre në të kaluarën e pengoi shumë mungesa e infrastrukturës dhe thatësirat e mëdha, megjithate mbetet i lartë interesi për to i disa vendeve si Kina, Pakistani e India të cilat mund të vendosin të angazhohen në Afganistan për këtë qëllim, pavarësisht kaosit që e ka pushtuar
Top Channel