Në kohën kur vëmendja e botës është përqendruar tek zhvillimet kaotike në Afganistan, Kina nisi një stërvitje masive detare dhe manovra me zjarr të vërtetë në jug të Tajvanit, pa sqaruar se sa pranë ishullit do të zhvilloheshin ato.
Luftanije, mjete anti-nëndetëse dhe avionë luftarakë iu bashkuan iniacitivës që synon “testimin e kapacitetit të integruar operacional” në territoret në jugperëndim dhe juglindje të Tajvanit, thuhet në një deklarate të komandës së ushtrisë çlirimtare të popullit për rajonet lindore. Zëdhënësi Shi Yi përshkroi këtë nismë si një “domosdoshmëri përballë situatës së krijuar së fundi në ngushticën e Tajvanit”.
Ai shtoi se përplasja e vazhdueshme me ishullin dhe Shtetet e Bashkuara është kthyer në “burimin më të madh të telasheve” sa i takon sigurisë dhe stabilitetit në zonë. Ministri tajvaneze e mbrojtjes nuk ka bërë ende asnjë koment. më herët këtë muaj, administrate Biden aprovoi shitjen e saj të parë të armëve për Tajvanin.
Marrëveshja potenciale prej 750 milionë dollarësh përfshin dhe 40 tanke të reja M109 hoëitzer. Presidenti kinez, Xi Jinping, u zotua së fundi të ndërtojë një ushtri të fuqishme, e bëri thirrje për “ribashkimin” e Tajvanit teksa theksoi se qëndrueshmëria e tij, e Hong Kongut dhe Makaut do të sigurohet, duke mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës.
Top Channel