Foto të reja tregojnë sesi gati 650 afganë ngjishen pas njëri tjetrit në bordin e një avioni transportues të forcave ajrore amerikane, në përpjekje për t’i shpëtuar talebanëve.
Ky numër është shumë më i madh nga kapaciteti i avionit C-17 Globemaster II, e megjithatë ekuipazhi i tij vendosi që ta ngrinte në ajër e t’i largonte ata njerëz prej frikës së tyre më të madhe. Pamjet e avionit të nisur drejt bazës ajrore Al Udeid në Qatar kanë bërë xhiron e mediave sociale.
Regjistrimet tregojnë dhe momente nga biseda e një punonjësi të trafikut ajror me dikë që ndodhet në bord. Ai dëgjohet të thotë: “Sa njerëz mendon se ka aty? 800 vetë në avion? Zoti na ruajtë!!”.
Kaosi shpërtheu në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai të Kabulit të djelën dhe të hënën, pasi forcat e armatosura amerikane vendosën t`i mbyllnin fluturimet komervciale për të lejuar evakuimin e personelit qeveritar dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara. Të paktën 7 persona humbën jetën atje, përfshirë dy burra të armatosur të qëlluar nga ushtarët amerikanë dhe të tjerë që ranë nga avioni.
Top Channel