“Gjeta Varkën e Noes”, inxhinieri shembet e bie përdhe i vdekur!

17/08/2021 16:36

E kishte kaluar të gjithë jetën duke kërkuar Varkën e Noes: inxhinieri Angelo Palego pretendonte se kishte gjetur pikën e saktë ku ndodhet varka mistike në malin Ararat.

Për herë të fundit ishte ngjitur atje në 1985-sën dhe tani ishte nisur sërish. “Do të jetë zbulimi më i madh në historinë e arkeologjisë”, deklaronte ai, i bindur se kishte gjetur vendndodhjen e varkës legjendare, gjetja e së cilës sipas 86 vjeçarit do të dëshmonte vërtetësinë e pohimeve të Biblës e do të vërtetonte shkencërisht ekzistencën e Zotit.

Pikërisht ky ishte dhe qëllimi i kërkimeve të tij, të cilat nuk arriti megjithatë t`i finalizonte. Në kohën kur ndodhej në njërën prej bazave nga ku kryhen ngjitjet në malin Ararat, u godit nga një atak kardiak. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, qe e pamundur të shpëtohej inxhinieri.

Një incident përpara një muaji ia kishte penguar ngjitjen; Palego ishte rrëzuar e kishte lënduar njërën këmbë, e kjo e detyroi ta shtynte me disa javë momentin që kishte ëndërruar gjatë gjithë jetës. Ironia e fatit nuk e lejoi ta çonte deri në fund aventurën 30 vjeçare, për të cilën kishte sakrifikuar gjithçka, e kishte vënë në rrezik jetën, pasi një herë ishte rrëmbyer nga një grup kurdësh që e lanë të lirë vetëm pas një shpërblimi të majmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA