Ministria e Shëndetësisë në Turqi mori vendime të reja lidhur me numrin e dozave të vaksinës kundër koronavirusit dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.
Në kuadrin e luftës kundër COVID-19, vazhdon me shpejtësi programi i vaksinimit në të gjithë vendin.
Për vazhdimin e luftës efektive kundër pandemisë, ministria mori vendime të reja lidhur me numrin e dozave të vaksinës kundër COVID-19 dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.
Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike, sipas Anadolu Agency.
Po ashtu është njohur e drejta për dozën e katërt të vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personave në grupet me përparësi.
E drejta për dozën e katërt u është njohur personave që kanë bërë dy doza Sinovac një dozë BioNTech, për shkak se disa vende kërkojnë dy doza BioNTech për personat që dalin jashtë vendit.
Në këtë kuadër mund të aplikohet doza e katërt për ata persona që dëshirojnë.
Personat që rezultojnë pozitiv në testin PCR mund të vaksinohen pas një muaji
Më parë ata që rezultonin pozitiv në testin PCR mund të vaksinoheshin pas 3 muajve.
Ndërsa me vendimin e ri kjo periudhë është ulur në një muaji, ku personat që rezultojnë pozitiv në testin PCR mund të vaksinohen pas një muaji.
Top Channel