Situata në Kabul, pas hyrjes së trupave talebane, është tejet kritike. Qytetarët afganë, por edhe ata ndërkombëtarë që gjendeshin atje janë dyndur në aeroport për t’u larguar sa më parë nga vendi.
Ato që bënë xhiron e rrjetit pak më parë ishin pamjet ku qytetarët tentonin të hipnin në avion pa pritur radhën. Ndërsa tashmë shokuese janë pamjet që vijnë nga një avion, i cili është ngritur nga Kabuli dhe ka nisur të fluturojë. Prej tij bie një qytetar, por nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja.
Pak më herët u raportua edhe për tre viktima në aeroport, një ngjarje sërish enigmatike. Prej ditës së djeshme kur nisi dyndja e qytetarëve në aeroport forcat amerikane që janë lënë për kontrollin e aeroportit kanë shtënë në ajër për të qetësuar turmat.
Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët thonë se tre burra, të cilët mbaheshin në rrotat e një aeroplani kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi disa shtëpi.
Exclusive – The video shows a flight from #Kabul airport where two people are thrown from a plane into the the people’s homes.#Afghanistan #Taliban pic.twitter.com/GlSgjNApJj
— Aśvaka – آسواکا News Agency (@AsvakaNews) August 16, 2021
NOW – Desperate Afghan civilians clung to the landing gear of a US transport plane as it took off from #Kabul airport, at least 3 plunged to their deaths.pic.twitter.com/N5DbWGGjwI
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) August 16, 2021
Top Channel