Talebanët morën Kabulin/ DASH lëshon deklaratë: Të mos pengohen qytetarët që duan të largohen. E mbështet edhe Shqipëria

16/08/2021 10:09

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas hyrjes së talebanëve në Afganistan, të cilët arritën të merrenin edhe kryeqytetin Kabul.

Përmes një deklarate,  Departamenti Amerikan njofton se ekipet e tij po punojnë për të siguruar të gjithë qytetarët afganë. Po ashtu ata bëjnë thirrje që cilido qytetar që dëshiron të largohet nga vendi nuk duhet të ndalohet dhe rrugët e largimit nga vendi duhet të mbeten të hapura.

Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të sigurisë në Afganistan, ne iu mbështesim, po punojmë për sigurinë dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ata në pozitat e pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi dhe japin llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.

Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.

Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, njofton DASH.

Edhe institucionet në Shqipëri janë shprehur të gatshme të strehojnë qytetarët afganë, pas komunikimeve që ata kanë thënë të kenë pasur me autoritetet amerikane. Lajmin e bëri të ditur ditën e djeshme edhe vetë kryeministri Edi Rama, vendim që gjeti edhe përkrahjen e kreut të demokratëve Lulzim Basha. Basha tha se Shqipëria si një vend i NATO-s ka të drejta dhe detyrime njëkohësisht për të plotësuar, sikurse është edhe rasti i strehimit të qytetarëve afganë në këto ditë të vështira për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA