“Po i pres…”, kryebashkiakja e parë në Afganistan qëndron pranë familjes: Nuk i lë dot! Talebanët po vijnë të më vrasin

16/08/2021 18:24

Zarifa Ghafari është kryebashkiakja e parë femër në Afganistan dhe ka mbetur pa ndihmë ndërsa talebanët kanë marrë kontrollin në qytet.

Novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka bërë publike fjalët e saj teksa po priste militantët që të shkonin dhe ta vrisnin.

“Unë jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka njeri që të më ndihmojë mua apo familjen time. Unë thjesht jam ulur me ta dhe burrin tim. Dhe ata do të vijnë për njerëz si unë dhe do të më vrasin. Unë nuk mund të largohem nga familja ime. Edhe po të mundesha, ku do të shkoja?”, ishin fjalët e saj.

Ghafari, 27 vjeçe, u bë e njohur në vitin 2018 duke u bërë kryebashkiakja e parë dhe më e re në Afganistan në provincën Maidan Ëardak. Talibanët shpesh janë zotuar se do të vrasin kritiken e artikuluar, me ndikim politik. Babai i saj, gjeneral Abdul Wasi Ghafari u qëllua për vdekje më 15 nëntor të vitit të kaluar, vetëm 20 ditë pasi përpjekja e tretë për vrasjen e saj dështoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA