Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile për përdorim vaksinës kineze Sinopharm.

Kjo është vaksina e dytë kineze e cila merr aprovimin nga OBSH për përdorim emergjent.

Kreu i OBSH tha se Sinopharm bëhet vaksina e 6 që merr miratimin e tyre.

“Sot pasdite, OBSH i dha aprovimin e përdorimit urgjent vaksinës Sinopharm të Pekinit. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve për Imunizimin, gjithashtu ka rishikuar të dhënat, dhe rekomandon vaksinën për të rriturit 18 vjeç e lart, me dy doza. “

OBSH-ja deri më tani ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinave që po bëhen nga Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson dhe Johnson, AstraZeneca dhe vaksinën e Sinovak që përdoret masivisht në Shqipëri.

Përdorimi emergjent nga OBSH hap rrugën që vendet në mbarë botën të miratojnë dhe importojnë një vaksinë për shpërndarje, veçanërisht ato shtete pa një rregullator të tyre të standardeve ndërkombëtare.

Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim në 42 vende në të gjithë botën, e katërta pas AstraZeneca, ndërsa Pfizer-BioNTech dhe  Moderna janë dy më të përdorurat në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA