Një ditë pasi morën edhe Kabulin talebanët kanë shpallur fitoren duke thënë se tashmë lufta ka marrë fund.
Ata festuan “fitoren e madhe” në Pallatin Presidencial” në Kabul në zyrën e presidentitt tashmë të larguar Ashraf Gani.
Vetë Gani pasi u largua drejt taxhikistanit tha se ai e la vendin për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe se nëse do të kishte qëndruar Kabuli do të ishte shkatërruar.
Ndërkohë Televizioni al-Xhazira publikoi pamje, ku shiheshin komandantë dhe duzina talibanësh radikalë islamikë në pallat me armët në krah.
Në një konferencë për shtyp talebanët thanë se ata janë gati për dialog me të gjitha zyrtarët afganë por dhe bashkësinë ndërkombëtare
Zëdhënësi i talebanëve u zotua se nuk do të ketë “hakmarrje” kundër atyre që punuan me qeverinë e mëparshme afgane, por refuzoi të garantojë që afganët do të lejohen të ikin “Ne kemi nevojë që të gjithë afganët të qëndrojnë.”, tha ai.
Por tani Afganistani gjendet në një gjendje kaosi si kurrë më parë.
Në aeroportin e Kabulit janë dëgjuar të shtëna armësh dhe mediat amerikane raportojnë se të paktën 5 veta kanë vdekur, pasi dëshmitarë të shumtë thonë se kanë parë trupat e pajetë në rrugë.
Por nuk është e qartë se si janë vrarë ata, pasi situata aty është një kaos i vërtetë dhe janë të shumtë ata që kërkojnë të largohen dhe ndërkohë shtyhen dhunshëm me njëri tjetrin.
Ushtarëve amerikanë në këtë situatë iu është dashur të qëllonin në ajër sepse synohej të pengohej, që qindra afganë të hynin në pistën për tek avionët ushtarakë.
Tek këta të fundit janë prezentë diplomatët, personeli i ambasadave dhe forcat e punës në terren të ambasadave që duhet të largohen një orë e më parë nga Kabuli.
Nga ana tjetër , me forcat amerikanë dhe më gjerë në ikje, talebanët kanë thënë se do të formojnë të ashtuquajturin Emiratin islamik të Afganistanit.
Top Channel