“Kaloi pa lejen tonë”. Uzbekistani godet dhe rrëzon avionin afgan

16/08/2021 16:59

Ministria e mbrojtjes në Uzbekistan thotë se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një avion ushtarak afgan pasi ai kaloi kufirin e tyre.

Një zëdhënës i ministrisë tha se avioni ishte përpjekur të kalonte ilegalisht në hapësirën ajrore të vendit të Azisë Qendrore.

Ai nuk tha se sa njerëz ishin në bord apo nëse kishte ndonjë të mbijetuar.
Bekpulat Okboyev, një mjek në provincën jugore të Surkhondaryo, që kufizohet me Afganistanin, i tha agjencisë së lajmeve AFP se dy pacientë të veshur me uniforma ushtarake afgane u pranuan në spitalin e tij të dielën në mbrëmje.

Ai tha se njëri kishte një parashutë dhe kishte pësuar fraktura.

Të Dielën, autoritetet e Uzbekistanit thanë se 84 ushtarë afganë u arrestuan pasi kaluan kufirin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA