26/11 19:28
Kopshti zoologjik i kryeqytetit italian Romë po i shpërndante sot fruta të ngrira kafshëve të tij për t’i mbrojtur nga temperaturat e nxehta, si dhe për t’u siguruar që ato të kenë sheqer të mjaftueshëm në dietën e tyre.
Roma njihet se ngjason me Tiranën sa i përket pozicionimit gjeografik dhe si rrjedhojë dhe temperaturave dhe motit. Ajo është përfshirë nga vala e të nxehtit ku gjendet i gjithë kontinenti, edhe pse moti pritet të freskohet kësaj jave.
“Ky është një rast i mirë që kafshët të hanë ushqim të mirë, por dhe të zbaviten me të”, tha drejtori i kopshtit zoologjik Francesco Petretti për rrjetin AFP.
Top Channel