“Biden dështoi”, presidenti sulmohet për situatën në Afganistan

16/08/2021 17:17

Ndërsa evakuimi i trupave amerikane ne aeroportin e Kabulit është kthyer në një kaos të vërtetë , presidenti Joe Biden po përballet me kritika dhe akuza të ashpra.

Biden kur shpalli qëllimet e politikës së jashtme si një pasuri kryesore që do të sillte në Zyrën Ovale, sapo shkeli në zyrë tha se “Amerika është kthyer” në skenën botërore.

Por në vend të kësaj, analizojnë mediat amerikane kaosi dhe konfuzioni dominuan vendimin e tij të parë të madh të politikës së jashtme – tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Në SHBA, republikanët po e shtojnë presionin mbi Presidentin. Lideri i pakicës në Senat McConnell kritikoi se tërheqja e dështuar dhe evakuimi i furishëm i amerikanëve dhe punonjësve të ndihmës afgane ishte një dështim. Ndërsa Republikania Cheney tha se Afganistani tani po tregon se çfarë do të ndodhë, po të tërhiqet Amerika nga bota.

Fundi i luftës më të gjatë të Amerikës supozohej të ndodhte në heshtje. Por largimi kaotik amerikan, nga Kabuli, shkruan Politico, tregon se Biden do të ketë përgjithmonë atë që është padyshim një njollë turpi, që megjithëse ai tha se nuk do ti përngjajë Vietnamit, gjithnjë e më shumë po duket si ai.

Bideni nga ana tjetër e ka mbrojtur tërheqjen nga Afganistani kohët e fundit. Një ose pesë vite të tjera të pranisë ushtarake nuk do të sillnin ndonjë ndryshim, tha ai në fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA