Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në një postim në Facebook bëhet e ditur se dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes dhe kandidatët për asamblenë komunale.
“Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave antiCOVID, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës. Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës”, thuhet në postim.
Top Channel