Washington Post: SHBA-ja ka negociuar me talibanët për të parandaluar sulmet ndaj trupave amerikane

15/08/2021 11:15

SHBA-ja po negocion me talibanët për të parandaluar që grupi të sulmojë trupat e tyre gjatë evakuimit të personelit amerikan në ambasadën në kryeqytetin afgan Kabul, sipas një shkrimi në Washington Post dje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të gazetës e cila mbulon zhvillimet e fundit në Afganistan, thuhet se administrata amerikane ka bërë përpjekje për të parandaluar talibanët që të sulmojnë ushtarët amerikanë.

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan Zalmay Khalilzad u takua me zyrtarët talibanë në Doha të Katarit, kurse Washington-i thuhet se u kërkoi talibanëve të mos bëjnë asgjë deri në evakuimin e stafit në ambasadë.

SHBA-ja ka theksuar se hyrja e talibanëve në Kabul mund të pranohet me lehtësi nga bashkësia ndërkombëtare dhe afganët nëse grupi nuk ndërhyn gjatë evakuimit të personelit amerikan në ambasadë dhe shmang konfliktin me trupat amerikane që shkuan atje për këtë qëllim, shton gazeta.

New York Times gjithashtu raportoi të premten se negociatorët amerikanë kontaktuan talibanët që të sigurohen se nuk do të sulmohet ambasada dhe evakuimi do të kryhej në mënyrë të sigurt, pasi që marrja e kontrollit të kryeqytetit nga talibanët konsiderohet si çështje kohe.

Khalilzad shpreson të bindë udhëheqësit talibanë se ambasada duhet të mbetet e hapur dhe e sigurt, duke parashikuar që grupi do të dëshirojë të sigurojë ndihmën amerikane në kuadër të një qeverie të ardhshme afgane, tha ai.

Duke realizuar fitore të shpejta gjatë ditëve të fundit, talibanët tani kanë marrë kontrollin në të gjitha qendrat e mëdha provinciale.

Ndërkohë, në një fjalim të shkurtër televiziv, presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani u zotua të shtunën se do të vazhdojë të mbrojë vendin.

“Vendi është në rrezik serioz të paqëndrueshmërisë,” tha ai.​​​​​​​/AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA