Militantët talebanë kanë filluar të hyjnë nga të gjitha anët në Kabul dhe janë pranë marrjes së kryeqytetit.
Ky sulm në Kabul vjen ndërsa forcat ndërkombëtare po përgatitet të evakuojë diplomatët e tyre ndërsa është përkeqësuar situata e sigurisë.
“Reuters” duke cituar zyrtarë të NATO-s bën me dije se anëtarë të stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt.
SHBA nisi evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada, ndërsa një zyrtar amerikan ka konfirmuar se më pak se 50 zyrtarë të ambasadës amerikane do të qëndrojnë, me një ekip kryesor që tani punon nga aeroporti i Kabulit. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.
Sot militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit, mandej ata morën bastionin verior të qeverisë së Mazar-i-Sharif.
Forcat e Armatosura Gjermane po përgatiten gjithashtu të evakuojnë diplomatët dhe civilët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë dhe zyrtarë nga Afganistani nën roje të rreptë.
Top Channel