Talebanët drejt kontrollit të plotë të Afganistanit! Ambasada amerikane nis evakuimin e stafit

15/08/2021 08:49

Talebanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, pasi në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul, pranë të cilit kanë trokitur.

Të dielën militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.

Mandej ata morën bastionin verior të qeverisë së Mazar-i-Sharif. Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Të dielën në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.

Gjithashtu pritet që dhe ambasadori britanik të largohet nga Kabul për sigurinë e tij. Forcat e Armatosura Gjermane po përgatiten gjithashtu të evakuojnë diplomatët dhe civilët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë dhe zyrtarë nga Afganistani nën roje të rreptë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA