Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madaleine Albright i ka shprehur mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganë të rrezikuar nga talebanët.
Përmes një shënimi në Twitter, Albright ka bërë thirrje që të gjithë të përqendrohen tek shpëtimi i jetëve në Afganistan.
Ajo shpreson që shembullin e Shqipërisë ta ndjekin dhe vende të tjera siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin”, shkruan Albright.
Top Channel