Francë, raportohen mbi 26 mijë raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

15/08/2021 02:44

Franca ka regjistruar 26.453 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të shpallura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.425.436.

Ndërkaq, numri i vdekjeve për shkak të virusit në vend u rrit në 112.607, me 74 viktima të reja. 9.546 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, 1.831 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.

Shkalla e testeve pozitive me COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Francë ka qenë 3,9 për qind Sipas të dhënave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 që nga 27 dhjetori 2020 ka arritur në 46.109.683, kurse 38.800.712 njerëzve u është dhënë e dyta ose doza e tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA