Festa e Shën Mërisë/ Pritet fluks automjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri, pala greke apel qytetarëve

15/08/2021 09:17

Ditën e sotme, mediat greke kanë bërë një njoftim në formë kërkese për automjetet që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.

Kjo sepse sot është festa e Shën Merisë dhe si pasojë pritet fluks automjetesh në pikat kufitare Greqi-Shqipëri.

Nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje – daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.

Aktualisht pala greke, në Kakavijë, vijon të punojë me 2 sportele, si pasojë e masave anticovid, ndërsa merren edhe testet rapid për shtetasit që hyjnë në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA