Çfarë do të ndodhë nëse talebanët marrin kontrollin e Kabulit?

15/08/2021 22:23

Talibanët janë në prag të marrjes së kontrollit mbi Kabulin për herë të parë pas dy dekadash. Por çfarë ndodh nëse ia arrijnë qëllimit?

Militantët kanë përjashtuar mundësinë e krijimit të një qeverie kalimtare. Ata kanë thënë se planifikojnë të shpallin një Emirat Islamik të Afganistanit.

Një zëdhënës i talebanëve tha për BBC se nuk do të kishte “hakmarrje” për afganët dhe prona do të ishte e sigurt, por është e paqartë se çfarë mund të ndodhë në aeroport, ku qeveritë e huaja po evakuojnë shtetasit e tyre.

Talibanët gjithashtu thanë se gratë do të lejohen të kenë arsim, por duhet të veshin burka.

NATO tashmë ka premtuar se do të mbajë një prani diplomatike në Kabul dhe po ndihmon me situatën kaotike në aeroport.

Në rrugët e Kabulit, ka shumë raporte për qytetarë të hutuar dhe të frikësuar, me disa që përpiqen të ikin nga qyteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA