Ka shkuar në mbi 4 miliardë e 620 milionë numri i vaksinave COVID-19 që janë administruar në gjithë botën.
Sipas të dhënave nga “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 830 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 523 milionë e 670 mijë doza, SHBA-ja me 353 milionë e 860 mijë, Brazili me 160 milionë e 60 mijë.
Më pas vjen Japonia me 108 milionë e 180 mijë, Gjermania me 96 milionë e 850 mijë, Britania me 87 milionë e 180 mijë, Turqia me 82 milionë e 138 mijë, Franca me 79 milionë e 290 mijë, Indonezia me 79 milionë e 050 mijë.
Renditja vijon me Meksikën me 74 milionë e 800 mijë, Italia me 73 milionë e 290 mijë, Rusia me 68 milionë e 640 mijë, Spanja me 60 milionë e 450 mijë dhe Kanadaja me 51 milionë e 140 mijë doza.
Top Channel