Varianti Delta është përhapur shumë në Gjermani duke bërë që shumica e rasteve të reja të vijnë nga adoleshentët dhe të rinjtë.
Instituti Robert Koch (RKI) bëri të ditur se rastet e reja janë rritur veçanërisht në mesin e njerëzve në të 30-at dhe më të rinj, ndërsa kanë mbetur të ulëta tek të rriturit e moshës mbi 60 vjeç.
Incidenca më e lartë 7-ditore u regjistrua në ata midis moshës 20 dhe 24 vjeç (59 raste për 100.000) ndërsa ishte më e ulta në mesin e grupmoshave mbi 60 vjeç (më pak se 10 raste për 100.000 njerëz).
Lehtësimi i masave kundër koronavirusit dhe kufizimet e udhëtimit besohej se kishin kontribuar në rritjen e rasteve të reja tek të rinjtë. Shkalla e vaksinimit ka qenë gjithashtu më e lartë tek më të moshuarit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot, 82 për qind e njerëzve të moshës mbi 60 vjeç ishin vaksinuar plotësisht.
Top Channel