Zëdhënësja e PD dega Korçë, Klara Bici ka dalë në një deklaratë për mediat ku dënon vendimin e Bashkisë Korçë për pagesën e biletës 10 mijë lek nga qytetarët e Korçës e më gjerë dhe kërkon shkarkimin e Zv/Kryetares Benila Terova.
Deklarata e plotë:
Deklarata dhe reagime ka pasur prej disa ditësh sa i përket organizimit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, shqetësimeve të artistëve dhe qytetarëve të shumtë i janë bashkuar edhe familjarët e viktimave të genocidit serb. Festa e birrës e cila tradicionalisht bashkonte qytetarët ka vite që është kthyer në ndarëse dhe përçarëse. Ky organizim nga Bashkia Korçë u bënë vite me radhë që me zhvendosjet, klientelizmin dhe paratë publike shpërblehen bizneset e lidhura me Peleshin dhe miqtë e tij.
Ky organizim publik që nga organizatoret me paratë e taksave të qytetarëve të Korçës, shfrytëzohet nga Peleshi për përfitime direkt. Çmenduria shkon deri aty sa për të kaluar në ambiente publike duhet të paguash 10 mijë lek. Për të vazhduar deri në fund skandalin N/kryetarja e Peleshit ka deklaruar për mediat se shqiptaret nuk janë trima, ata janë trima vetëm në FB, e vazhdon përçmimin ndaj shqiptarëve Benila Terova.
Abuzimi, përçmimi dhe tallja me cinizëm ndaj vlerave të shqiptarëve është tejkalim i çdo kufiri. PD dega Korçë kërkon shkarkimin e menjëhershëm të funksionarëve servilë dhe distancimin e institucionit të bashkisë Korçë nga këto deklarata të turpshme. Deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve korçarë dhe vendit tonë. Ne distancohemi dhe përbuzim çdo nënçmim për qytetarët.
Top Channel