Pamjet e para në botë! Zbulohet jeta sekrete e një “Dingo”

14/08/2021 15:57

Një aparat fotografik i montuar në trupin e një qenit të egër të racës Dingo, në Australi, në ishullin Fraser tregoi për herë të parë, fragmente nga jeta e kafshës, pasi autoritetet punojnë për ta mbrojtur atë.

Nga pozimi për vëzhguesit deri tek fshirja në rërën në brigjet e Queensland, kamera kapi jetën e përditshme të qenit, specia e të cilit njihet edhe si Wongari, sipas Departamentit të Mjedisit dhe Shkencës në Queensland.

“Kjo është pamje e shkëlqyer dhe na tregon se ku shkon ëongari, si dhe ku gjen ushqim dhe ujë. Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë, dhe kjo tregon se ëongari janë ushqyes oportunistë, duke përfituar nga çdo burim ushqimi që gjejnë.” , tha një nga vëzhguesit.

Kamera zbuloi “jetën sekrete” të qenit gjatë një muaji, duke ndjekur kafshën qindra kilometra në veri të ishullit, Tha Behrendorff.

Programi është pjesë e përpjekjeve të shtuara për të gjetur dhe menaxhuar dingo pasi disa fëmijë u kafshuan në ishull në incidente të veçanta më herët kete vit.

Qeveria e Queensland në maj njoftoi se do të vendoste një gardh të ri për të parandaluar që kafshët të hyjnë në vendbanimin më të madh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA