“Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”, ishte letra e fundit që i la të birit Shkëlqim Bedeli, autori i krimit makabër në Itali.
Para se të vriste veten, 56-vjeçari i la këtë mesazh djalit, i cili kishte shkuar me pushime dhe e kishte vendosur në një tabelë para se të hynte në apartament. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Martino të Italisë në mëngjesin e dy ditëve më parë.
Shkëlqim Bedeli, 55-vjeç dhe Shegushe Paeshti, 55-vjeç, burrë e grua që kanë jetuar në Itali për gati 20 vjet u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Ishte një nga fëmijët e çiftit që kishte dhënë alarmin në polici, pasi prej ditësh nuk po mund të kontaktonte dot me prindërit e tij.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse që bënë të mundur hapjen e derës, burri, Shkëlqim Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane.
Hetimet e mëvonshme, në bashkëpunim me SIS (Seksioni i Hetimeve Shkencore) dhe mjeku ligjor, të koordinuar nga prokurori Alessio Bernardi, dolën në konkluzionin se burri fillimisht e mbyti gruan e tij dhe më pas e lidhi atë në kangjella dhe menjëherë më pas vari veten.
Ai e lidhi veten me një litar në kangjella dhe më pas e la veten të lirë duke u hedhur nga ballkoni, kësisoj duke i dhënë fund jetës.
Në vendin e ngjarjes, karabinierët gjithashtu gjetën dy letra, të shkruara në kompjuter, njëra drejtuar fëmijëve dhe tjetra autoriteteve. Në ato pak rreshta Shkëlqim Bedeli kishte treguar për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi.
Por gjithashtu nuk përjashtohet që ai të vuante nga depresioni, pasi humbi punën disa javë më parë.
Top Channel