Gjendje e jashtëzakonshme! Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë me COVID

14/08/2021 20:34

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i pacientëve me covid po shtohet me një shpejtësi të frikshme, aq sa shumë shtete po shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Në disa prej tyre spitalet janë duke arritur kapacitetet e plota për të trajtuar rastet e rënda me koronavirus.

Në Alabama më 13 gusht guvernatorja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi stafi shëndetësor tha se po përballen me një “valë” të rasteve me COVID-19, që po i mbingarkon spitalet.

Guvernatorja Kay Ivey tha se gjithsesi nuk do të ketë mbyllje të shtetit dhe as masë për mbajtjen e detyrueshme të maskave.

Spitalet në Oregon po ashtu janë afër mbushjes së kapaciteteve. Autoritetet në këtë shtet kanë planifikuar që të vendosin 1.500 trupa të Gardës Kombëtare nëpër spitale, për të ndihmuar stafin .

Disa shtete të tjera amerikane, përfshirë Havajin po ashtu kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve. Guvernatori i Havajit tha se spitalet po mbushen dhe autoritetet po përgatiten për përkeqësim të situatës.

Ai madje shtoi se shumë pacientë janë në moshë të re, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Shumica e rasteve të reja janë në mesin e qytetarëve të pavaksinuar.

Në anën tjetër, edhe  Brazili në Amerikën Jugore  është në gjendje kritike, ai është shteti i dytë, pas SHBA-së, me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA