Shpejtësia e përparimit të talebanëve në Afganistan i ka lënë të shtangur fuqitë e mëdha ndërsa qytetet kryesore atje po bien si domino.
SHBA dhe aleatët e saj në NATO – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – kanë kaluar 20 vitet e fundit duke trajnuar dhe pajisur forcat afgane të sigurisë,por me tërheqjen e trupave amerikane talibanët po marrin nën kontroll thuajse gjithçka.
Tashmë talibanët kanë marrë nën kontroll edhe Kandahar qytetin e dytë më të madh të Afganistan , kjo është një goditje dërrmuese për qeverinë dhe një fitore e madhe për militantët.
Qyteti jugor dikur bastioni i talebanëve është strategjikisht i rëndësishëm edhe si një qendër tregtare.
Kryengritësit gjithashtu morën nën kontroll qytetin e afërt të Lashkar Gah dhe tani kontrollojnë rreth një të tretën e qendrave provinciale të Afganistanit.
Ndërkohë me dhjetëra mijëra civilë kanë ikur nga vendi pas avancimit të talebanëve.
Kandahar është vendlindja e talebanëve, dhe kështu marrja nën kontroll e qytetit me 600,000 njerëz është një çmim i rëndësishëm për ta
Ata kishin pushtuar periferinë e qytetit për disa javë para se të fillonin sulmin e tyre në qendër.
Të mërkurën, talebanët depërtuan në burgun qendror të Kandahar, dhe të enjten, imazhet në mediat sociale tregonin kryengritësit në qendër të qytetit.
Kandahar konsiderohet strategjikisht i rëndësishëm për shkak të aeroportit të tij ndërkombëtar, prodhimit të tij bujqësor dhe industrial dhe pozicionit të tij si një nga qendrat kryesore tregtare të vendit.
Ghazni, ndërkohë i pushtuar të enjten, është gjithashtu një fitore e rëndësishëm për talebanët pasi është në autostradën Kabul-Kandahar, që lidh fortesat e militantëve në jug me Kabulin.
Ndërkohë Herat, një qytet i lashtë, kishte qenë nën rrethim për javë të tëra para se forcat militante të valësvisnin flamurin e tyre mbi selinë e policisë.
Gjendja e sigurisë ka pësuar rënie prej disa muajsh në Afganistan, që kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO- bënë të ditura planet për tërheqje të plotë nga ky vend. Megjithë keqësimin e situatës, Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka synim të ndryshojë vendimin që mori pranverën e kaluar.
Top Channel